SPORT

U shkarkua pas 3 muajve nga Monaco, Henry firmos me klubin e ri

U shkarkua pas 3 muajve nga Monaco, Henry firmos me klubin e ri

Thierry Henry është trajneri i ri i skuadrës së MLS, Montreal Impact.

42-vjeçari ka arritur akordin me klubin amerikan për dy sezone, me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër sezon. Ky është një rikthim i francezit në këtë ligë, pas eksperiencës 4-vjeçare si futbollist te Neë York Red Bulls.

"Është një nder të stërvis Montreal Impact dhe të kthehesh në MLS. Është një ligë që unë e njoh mirë, në të cilën kam pasur disa momente shumë të këndshme" ishin fjalët e para të Henry.

Kjo është eksperienca e katërt e Henry si trajner, tre prej të cilave trajner i parë. Fillimisht, 42-vjeçari ka stërvitur ekipin e akademisë së Arsenalit, ndërsa më pas u emërua asistent i Roberto Martinez te kombëtarja e Belgjikës.

Sezonin e kaluar, Henry drejtoi Monaco, aty ku zhvilloi 20 takime dhe fitoi vetëm 4 prej tyre, për tu shkarkuar pas vetëm tre muajve. Henry, i cili është golashënuesi rekordmen me Arsenalin dhe Francës u prezantua të hënën si trajner i Montreal, drejtimin e të cilës do të marrë në muajin janar 2020./XH.K