Showbiz

U takuan më në fund

U takuan më në fund

Pasi morën të dy nga një çmim, Jennifer Aniston si aktorja më e mirë në një serial, në “The Morning Show”, kurse Brad Pitt si aktori më i mirë në rol mbështetës tek “Once upon a time”, në SAG Awards u takuan edhe të dy.

Ish-çifti pati një moment përballjeje publike, të parën prej vitesh dhe shfaqen duke bërë shaka, teksa Brad mban dorën e saj.

[caption id="" align="aligncenter" width="2000"]Brad Pitt Wants to Add His SAGs Win to His Tinder Profile Brad Pitt[/caption]

Që nga divorcet e tyre, ai me Angelina-n dhe ajo me Justin, janë takuar nëpër festat e ditëlindjeve dhe paparacët i kanë fotografuar, por asnjëherë të dy bashkë. Kjo është fotoja e parë e takimit pas kaq shumë vitesh.

Brad mbajti fjalimin e tij të cilën e nisi me humor: “Do ta vë këtë trofe në profilin tim në Tinder”, tha ai duke bërë sërish shaka me beqarinë e tij, si herën e fundit.

*Ky post u përshtat nga Us Magazine dhe është realizuar nga Fabjola Hije.