Showbiz

Udhëtimi im me motor nëpër Lisbonë

Esencë editori/ Nga Lisbona u ktheva në Tiranë e mahnitur dhe si nga një botë tjetër. Është krejt ndryshe nga vendet e tjera të Europës që kam qenë
Udhëtimi im me motor nëpër Lisbonë

Vendimin për një udhëtim në Lisbonë e mora nga disa komente shumë të mira për të, e panjohura është gjithmonë e bukur edhe nëse të zhgënjen, por që ky nuk ishte rasti im në Lisbonë. Në Lisbonë surpriza e parë ishte moti, temperaturat ishin më të ulëta se në Tiranë. Pak fresk e fllad i bukur ta bënte udhëtimin më të këndshëm. Sidomos kur shëtitëm me electric scooter nën atë fllad.

[caption id="attachment_391398" align="aligncenter" width="1280"] Fotot nga Katerina Zhonga[/caption]

Çmimet e ulëta ishin surpriza e dytë.

Hotelin e morëm në qendër që ta kishim më të thjeshtë për ta aksesuar qytetin. "Turim" quhej dhe ishte shumë i mirë, madje e rekomandoj.

[caption id="attachment_391406" align="aligncenter" width="958"] Fotot nga Katerina Zhonga, shkrepur në hotel[/caption]

Ne (unë dhe shoku im) vendosëm që të përdornim motorin. Mendoj që për dikë që ka ndër mend të shkoj atje dhe që mund ta ngasë motorin është zgjidhje interesante. Me të shëtitëm në gjithë vijën bregdetare duke parë plazhet e shumtë dhe të ndryshëm.

[caption id="attachment_391413" align="aligncenter" width="960"] Fotot nga Katerina Zhonga[/caption]

Po edhe nëse zgjidhje lloj tjetër transporti, për shembull me tramvaj, ishin 28 linja.

[caption id="attachment_391401" align="aligncenter" width="960"] Fotot nga Katerina Zhonga[/caption]

[caption id="attachment_391402" align="aligncenter" width="960"] Fotot nga Katerina Zhonga[/caption]

[caption id="attachment_391405" align="aligncenter" width="960"] Fotot nga Katerina Zhonga[/caption]

[caption id="attachment_391404" align="aligncenter" width="960"] Fotot nga Katerina Zhonga[/caption]

Dhe ata të ngjisnin edhe në atë rrugicën e bukur e të përpjetë, (shih fotot). Qyteti nëse nuk gaboj dhe e kujtoj mirë ishte i ndërtuar mbi 7 kodra.

[caption id="attachment_391407" align="aligncenter" width="960"] Fotot nga Katerina Zhonga[/caption]

Kurse ne, bashkë me motorin tonë vizituam Cascais, Cabo da roca që është pika më perëndimore e Europës dhe Sintra Palace që ishte një pallat mbretëror si i bërë për kukulla e që më pëlqeu shumë.

[caption id="attachment_391422" align="aligncenter" width="960"] Fotot nga Katerina Zhonga[/caption]

[caption id="attachment_391423" align="aligncenter" width="960"] Fotot nga Katerina Zhonga[/caption]

[caption id="attachment_391424" align="aligncenter" width="960"] Fotot nga Katerina Zhonga[/caption]

[caption id="attachment_391425" align="aligncenter" width="960"] Fotot nga Katerina Zhonga[/caption]

Rroga mesatare atje është 1 mijë euro, që për vendet e Bashkimit Europian nuk është e lartë. Dallohej që kishte varfëri, ama njerëzit ishin të qeshur, të thjeshtë, të lumtur. Nuk të shihte syri marka dhe veshje luksi, as tek vendasit veç ndonje turisti por as në restorante. Nëse je një njeri fancy, s’di nëse do të të pëlqejë Lisbona, por nëse je njeri që e do jetën pa përrallat luksoze atje është një magji, si një jetë që ti ke kohë që s’e sheh. Për shembull, në restorante të shërbejnë ndonjëherë edhe pa mbulesë. Po pavarësisht kësaj, ishin plot. Ia vlente. Ushqimi ishte shumë i shijshëm. Restoranti "Bellalisa Elevador - Restaurante Panorâmico" që të ngjiste lart me një ashensor i gjithi i bërë prej hekuri ishte i preferuari im.

[caption id="attachment_391408" align="aligncenter" width="1047"] Fotot nga Katerina Zhonga, ëmbëlsira[/caption]

E shijova shumë ushqimin atje. “Pasta de nata” ishte ëmbëlsira e tyre tradicionale, të cilës ia bëra një foto, para se ta shijoja. Kjo duhej provuar patjetër, unë u dashurova me atë ëmbëlsirë. Coctail i bënin gjithashtu shumë të mirë. Por aragosta është specialiteti i tyre. Paieja është super.

[caption id="attachment_391397" align="aligncenter" width="960"] Fotot nga Katerina Zhonga, restoranti[/caption]

[caption id="attachment_391394" align="aligncenter" width="650"] Fotot nga Katerina Zhonga[/caption]

[caption id="attachment_391399" align="aligncenter" width="1122"] Fotot nga Katerina Zhonga[/caption]

[caption id="attachment_391396" align="aligncenter" width="960"] Fotot nga Katerina Zhonga[/caption]

[caption id="attachment_391390" align="aligncenter" width="1120"] Fotot nga Katerina Zhonga[/caption]

Ama duhet të kesh durim. Në restorante kudo duhet të presësh në radhë, edhe një orë ndonjëherë nëse nuk je në waiting list. Nëse e planifikoni bëni disa rezervime nga ku jeni. Por edhe të presësh ishte bukur dhe aspak acaruese. Atmosfera është e veçantë.

Disa nga restorantet që do i sugjerova dhe vendet janë këto:

Bellalisa Elevador - Restaurante Panorâmico, (restorant)

Cascais, vend që ka vlera të mëdha turistike dhe historike

Cabo da roca, skaji më perëndimor i Europës

Sintra Palace, pallati mbretëror që dukej si për kukulla

Praia da urs, plazhi më i bukur

Nga Lisbona u ktheva në Tiranë e mahnitur dhe si nga një botë tjetër. Është krejt ndryshe nga vendet e tjera të Europës që kam qenë.

Për më shumë foto shfletoni galerinë

*Ky shkrim është pjesë e rubrikës Bon Voyage nga Tiranapost në bashkëpunimin me Global Travel

http://www.tiranapost.al/si-te-fitosh-nje-udhetim-dhurate-per-ne-rome-nga-tiranapost-global-travel/