Aktualitet

Ujë të pijshëm në çezmat e banorëve të kësaj zone në kryeqytet

Qindra familje në zonën e Unazës së re do të kenë tashmë ujë të pijshëm në çezmat e tyre. Ndërtimi i një linje të re të ujësjellësit në këtë zonë do të sjellë lehtësi për banorët. Bashkia e Tiranës ka nisur punën për hapjen e kanalizimeve për të dërguar ujin e pijshëm edhe në këto zona që për vite me radhë kanë vuajtur nga problemin e mungesës së infrastrukturës së nevojshme.

UKT 3

Deri më tani zgjidhja për këto familje ka qenë përdorimi i ujit të pusit si dhe autobotet. Ky problem do të zgjidhet tashmë për këta banorë.

Më herët kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se në 5 vitet e ardhshme, qytetarët kryeqytetas do të marrin furnizim me ujë të pijshëm 24 orë në ditë./ E.D/Copyright Tiranapost.al