Aktualitet

Vajza e Ismail Kadaresë kujton si e përjetoi rënien e murit të Berlinit 30 vite më parë në Tiranë

Vajza e Ismail Kadaresë kujton si e përjetoi rënien e murit

Vajza e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, Besiana, kujtoi sesi e përjetoi ajo në Tiranë rrëzimin e murit të Berlinit 30 vite më parë.

“Jetoja nën një regjim komunist shtypës në Shqipëri, kur muri i Berlinit ra 30 vjet më parë. Kujtime të gjalla fillimisht të mosbesimit, më pas të gëzimit dhe të shpresës, që edhe muret e burgut tonë gjithashtu mund të shembeshin dhe së shpejti mund të jetonim në liri dhe dinjitet”, shkruan Kadare në Twitter.

Besiana Kadare shërben aktualisht si ambasadore e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB)./ Tiranapost.al