Aktualitet

Vazhdojnë përplasjet për emigrantët mes gazetarit Saviano dhe Ministrit Salvini: Duhet të kaloni më parë mbi trupat tanë

Një tjetër përplasje ka ndodhur mes Ministrit të Brendshëm të Italisë, Matteo Salvini dhe gazetarit Roberto Saviano.

“Zoti” Saviano më dedikoi këto fraza: “Ministër i fatkeqësisë, sa qejf ke kur shikon të vdesin fëmijë të pafajshëm në det? Ministër i fatkeqësisë që ke mbjellë urrejtje. Si do përgjigjesh? Meriton një padi”, ka shkruar Matteo në statusin e tij duke sjellë në vëmendje edhe njëherë ato që gazetari Saviano shkroi.

Dhe Saviano iu përgjigj sërish. Këtë herë në një status më të gjatë.

"Me gjithë denoncimet e shumta, kjo është e sata: e katërta, e pesta? Se e kam humbur numërimin.  Si gjithmonë i quan vetëm thashetheme.

Si gjithë teatri i tij, një teatër i tmerrshëm. Asgjë nga ato që ka premtuar nuk është e mundur të realizohet, e për më tepër bllokimin e nisjeve nga Libia. Cila është motoja juaj? Të goditni një për të edukuar njëqind? Po a e dini se as ideja që mund të vdesin, nuk i ndalon ata? Ia keni bërë vetes disa pyetje? Mbase sepse qendrat pritëse përshkruhen si dinjitoze, për të justifikuar votat e për të larë ndërgjegjen tuaj.

Çfarë është kjo “puth”? Çfarë është zoti ministër, është e njëjta gjë me një puthje në buzë? Vëreni shpirtin në paqe që sa të kem energji në trup, frymë në fytin tim, letra në duart e mia dhe politikat e tua kriminale, kurrë nuk do ndalem për të kundërshtuar deklaratat e tua hileqare. Unë mund t`ju siguroj se jemi shumë dhe nuk do do t`ju lejojmë të shkatërroni ligjet. Duhet të kaloni mbi trupat tanë”, shkruan Salvini.

https://www.instagram.com/p/BlWSDo_h4zB/?taken-by=robertosaviano_official

Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]