Kosova

Vazhdon korrespondenca Kurti-Mustafa: Po më detyron të shkruaj letra sikur jetojmë në kontinente të ndryshme

Vazhdon korrespondenca Kurti-Mustafa: Po më detyron të shkruaj letra

Albin Kurti i ka dërguar një tjetër letër kreut të LDK-së Isa Mustafa, ku i bën thirrje të heqë dorë nga largimi i Glauk Konjufcës nga kreu i Kuvendit dhe e fton që të rikthehet në tavolinën e bisedimeve e të konstituojnë qeverinë e re në koalicion. Faqja zyrtare e Vetëvendosjes ka bvërë publik letrën e plotë të Kurtit, ku mes të tjerash shprehet keqardhje për ndërprerjen e takimeve mes dy partive; duke më detyruar të shkruaj letra, thuajse jemi kundërshtarë politik apo jetojmë në kontinente të ndryshme, shkruan Kurti.

Dy partitë me Vetëvendosjen që mori më shumë vota në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë vendosën të bënin koalicion për qeverinë e re, kanë kaluar 100 ditë nga zgjedhjet por deri më tani nuk ka asnjë marrëveshje, duke rrezikuar zgjedhje të reja. Mbrëmë Kurti dhe Mustafa dhanë deklarata, por lanë të nënkuptojnë se mosmarrëveshja vazhdon.

Lëvizja Vetëvendosje dje i bëri një ofertë Lidhjes Demokratike të Kosovës ku ofronte më shumë ministri, nga 12 në 14, ku një do t’i takonte LDK-së dhe një tjetër për minoritetet. Por sot LDK e refuzoi duke i bërë një tjetër ofertë Vetëvendosjes; Kryeparlamentari, posti i presidentit dhe 5 ministri të jenë nga LDK. Por propozimi u refuzua nga Vetëvendosja.

Letra e plotë e Vetëvendosjes e plotë si më poshtë./ Tiranapost.al.