Aktualitet

Veliaj: Ja diferenca e lejeve të ndërtimit mes meje dhe Bashës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaron se gjatë këtyre tre viteve janë dhënë shumë më pak leje se sa në kohën kur Lulzim Basha ishte në krye të Bashkisë. “Leje ndërtimi në bashkinë e Tiranës quhet çdo objekt që kërkon nga bashkia autorizim për të bërë një ngrehinë, ngrehinë pra për të ndërtuar diçka.  Në qoftë se me kryetarin e  bashkisë së kaluar ne kemi pasur 90 leje për pallate në një vit, ne në tre vite kemi  pasur vetëm 73. Po i marr me radhë të gjithë treguesit, në qoftë se në bashkinë Basha punohej vetëm me 65 arkitektë, në bashkinë e re punohet me 113. Automatikisht nënkupton pluralizimin të atyre që sjellin projekte në bashki”, tha Veliaj.

 

Në këto tre vite janë dhënë gjithsej 550 000 m2 ndërtim mbi tokë në të gjithë Tiranën e madhe sëbashku me ish-komunat e shtuara sëfundmi, ndërkohë që Basha në vetëm 1 vit, vetëm në Tiranën e vogël dha 770000 m2 ndërtim.