Qyteti

Veliaj nis stërvitjen tek Kodrat e Liqenit për Maratonën. Fotografohet në shoqëri këtë të diel

Veliaj nis stërvitjen tek Kodrat e Liqenit për Maratonën.

Me datë 13 tetor rikthehet Maratona e Tiranës, në edicionin e katërt. Këtë vit do marrë pjesë edhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Ai është fotografuar sot duke bërë stërvitje tek Kodrat e Parkut të Liqenit në shoqërinë e dy miqve të tij.

Në një postim më herët në Facebook, Veliaj shkruan: “Nuk ka pasdite më të bukur, sesa stërvitja me miqtë te Parku i Liqenit. Po ti je gati për Maratona e Tiranës 2019? P.s Këtë muaj lër makinën në shtëpi dhe shëtit Tiranën në këmbë ose me biçikletë”./ Tiranapost.al. E.B

Mosha të ndryshme nga shumë vende të botës marrin pjesë në maratonë, që cilësohet si një nga eventet më të mëdha sportive në Tiranë. Itinerari do përshkruajë pikat më atraktive të qytetit duke e kthyer këtë garë jo vetëm në sfidë por edhe në argëtim. Përveç maratonës, me 13 tetor do të ketë edhe disa aktivitete artistiko-kulturore./ Tiranapost.al.