Aktualitet

Vend vakant në Ambasadën amerikane, ja pozicioni dhe kriteret që kërkohen  

Vend vakant në Ambasadën amerikane, ja pozicioni dhe kriteret që

Ambasada amerikane në Tiranë kërkon të punësojë një Specialist Mbikëqyrës Vizash. Njoftimi për vendin vakant u bë publik në faqen zyrtare të Ambasadës në Facebook.

Afati për të aplikuar është 14 shkurt 2020, ndërsa disa nga kriteret që kërkohen nga aplikuesit janë:

-Të ketë minimumi tre vjet përvojë pune me përgjegjësi që kërkojnë kontakte të drejtpërdrejta me publikun, përfshirë 1 vit në një pozicion mbikëqyrës.

-Të ketë njohuri për ligjet, rregullat dhe proceduarat në SHBA lidhur me vizat.

-Të ketë diplomë universitare në Arte, Shkenca Sociale, Juridik, Biznes, Menaxhim, Marrëdhënie / Studime Ndërkombëtare, ose Gjuhë të Huaj.

-Të flasë anglishte të rrjedhshme.

Për të aplikuar kliko këtu./ Tiranapost.al