Showbiz

“Vera është si kokrra e mollës”. Alketa tregon për problemin e vetëm shëndetësor të regjisores

“Vera është si kokrra e mollës”. Alketa tregon

Nuk ishin krejt të vërteta lajmet për incidentin e Vera Grabockës, ama as të pabazuara fare nuk ishin. U tha se regjisorja ka thyer këmbën e ka hedhur në allçi, por Alketa sqaroi gjendjen e mikes dhe bashkëpunëtores së saj në fund të një postimi.

[caption id="attachment_278501" align="aligncenter" width="1046"](Postimi sqarues i Alketës për gjendjen e Verës, që u fshi pas pak minutash)[/caption]

“Për Sqarim @veragrabocka është si kokrra e mollës, dje bëri transmetimin si zakonisht në regjinë televizive; bën sport çdo ditë Vera dhe thjesht ka dëmtuar pak kaviljen në ecje e sipër”, shkruan Alketa për qimen që u bë tra, në postimin që pas pak minutash e fshiu.

*Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe është realizuar nga Fabjola Hije.