Aktualitet

Vetë Kobe dhe gruaja e tij e parandienin një fund të tillë

Vetë Kobe dhe gruaja e tij e parandienin një fund të tillë

Ndërsa fansat vazhdojnë të vajtojnë për humbjen e Kobe Bryant dhe vajzës së tij 13-vjeçare, detaje të reja janë zbuluar për arsyen se pse ai dhe bashkëshortja e tij Vanessa, i shmangnin udhëtimet bashkë në një avion.

Një burim që është mik me familjen e legjendës së basketbollit tregon për “ETOnline”: “Kobe dhe Vanessa përpiqeshin sa herë që të ishte e mundur që të shmangnin fluturimet me helikopter bashkë, nga frika se çfarë mund të ndodhte nëse diçka shkonte keq. Pavarësisht kësaj, çifti udhëtoi bashkë disa herë, si për Ditën e Shën Valentinit në 2015-n”.

Ishte një pakt mes tyre, ata thjesht u përpoqën që ta shmangnin sepse e mendonin më të keqen.

"Një arsye tjetër pse Kobe dhe Vanessa gjithashtu nuk udhëtonin së bashku në një helikopter shpesh lidhej dhe me oraret e angazhimeve të fëmijëve. Ata gjithmonë tërhiqeshin në drejtime të ndryshme," thotë burimi.

Kobe Bryant humbi jetën mëngjesin e së dielës, më 26 janar, pasi avioni me të cilën udhëtonte me të bijën dhe 7 persona të tjerë, u përplas në një kodër./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/gruaja-e-kobe-bryant-thote-fjalet-e-para-pas-tragjedise-dhe-ka-nje-lutje/