Aktualitet

Vetëm Klan hap lajmet me protestën, Top Channel dhe Ora News shohin gjetkë

Aktualiteti i ditës ishte protesta e opozitës, por tre televizionet më të mëdha kombëtare në vend, TV Klan, Top Channel dhe Ora News nuk kanë pasur të njejtën pasqyrë në edicionin qendror të lajmeve.

TV Klan Opozita proteston për largimin e qeverisë

"Rilindja, projekt kriminal dhe antikombëtar"

Top Channel Prokurori na kërkoi para

Akuza nga familjarët e një familjari që mbahet në burg

Ora News  Jo negociata e Shqipërisë

Non-Paper sugjeron Këshillit mos hapjen e bisedimeve me BE

Top Channel ka vendosur që kronikën e parë ku trajtohej akuza ndaj një Prokurori për korrupsion të pasohej nga një kronikë që pasqyronte protestën e sotme

Ndërsa televizioni Klan në kronikën e dytë të paraqitur ka vijuar në të njëjtën linjë, por kësaj radhe duke përcjellë reagimin e kryeministrit Rama lidhur me protestën.

Ora News pas kronikës për çeljen e negociatave ka pasuar me një kronikë të protestës së organizuar nga opozita. /Tiranapost.al