Aktualitet

Veton Surroi bën thirrje që kosovarët të votojnë mes dy emrash, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin

Veton Surroi bën thirrje që kosovarët të votojnë mes dy

Përmes një loje të bukur fjalësh, që në fakt janë sloganet e partive të tyre, të VV dhe LDK, “erdhi dita” dhe “beso”, intelektuali Surroi ka dhënë një mesazh të hapur për qytetarët kosovarë, duke lënë të kuptojë që versionet e tjera të braktisen.

“Dil më 6 tetor e voto që ky vend të agojë me shpresë. Erdhi dita, beso! Beso,erdhi dita!”, shkruan ai në Facebook.

Këtë të diel, Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme dhe do të zgjidhet për kreun e ri të qeverisë mes Albin Kurtit, Vjosa Osmanit, Ramush Haradinajt dhe Kadri Veselit./ Tiranapost.al