Aktualitet

Video/ Banori pas Ramës: Ma kanë marrë gruan pa më pyet, ma kanë çuar në hotel në Golem

Video/ Banori pas Ramës: Ma kanë marrë gruan pa më pyet, ma

Raste të trishta plot dhimbje, ata që janë në hall dhe të tjerë që presin deri sa të fusin kokën në shtëpi e të marrë fund situata e trishtë pas tërmetit.

Por një situatë e ndodhur si kjo ka shkaktuar të qeshura. Kryeministri Rama që prej ditësh ndodhet në terren dhe po sigurohet që banorët e prekur të akomodohen në hotele, dhe aty të qëndrojnë deri sa tu ndërtohet shtëpia, po ndiqej sot nga një burrë i cili mes turmës e thërret, dhe kryeminsitri nga larg i thotë të afrohet.

Lexoni bisedën:

Çfarë ke mo vlla çfarë ke? He lereni të vijë, hë…

-Më kanë marrë gruan ma kanë çuar në Golem

Si të kanë marrë gruan?

Ma kanë marrë pa pyet, ma kanë çuar në Golem

Si ta kanë çuar në Golem?

-Ma kanë marrë gruan e ma kanë çuar në Golem pa m’pyet mua

Të kanë marë gruan pa tpyet ty? Po gruaja paska më shumë mend që ka shkuar në hotel, merre autobusin shko tek gruaja. O zot o zot… ma kanë marrë gruan pa më pyet gruaja ka shku vet është çmend me këtë ka thënë o hajde o shkoj vetë… hajde storie…

Ishte një banor i Durrësit, gruaja e të cilit ka shkuar të akomodohet në hotel në Golem, pasi banesa i është dëmtuar nga tërmeti. Videoja më poshtë./ Tiranapost.al.