Aktualitet

Video/ Brenda shtëpisë së çiftit që u vetëhelmua dhe thirrja e dëshpëruar e vëllait për të motrën

Video/ Brenda shtëpisë së çiftit që u vetëhelmua

Vetëm 5 ditë zgjati martesa e çiftit të ri Hajdari, pasi vajza 19-vjeçare Rezarta humbi jetën nga helmimi, ndërsa 26-vjeçari Olsiani arriti të mbijetonte. Ende nuk dihen motivet që çuan dy të rinjtë drejt vetëhelmimit, nëse ishte vërtetë një akt i tillë.

Familja Hajdari në fshatin Xhyrë të Librazhdit ka hapur dyert e mortit, ndërsa në muret, dyert apo edhe oborrin e saj vazhdojnë të qëndrojnë zbukurimet e dasmës, që u organizua të dielën e 8 dhjetorit.

Kamera e News24 ka hyrë brenda shtëpisë 1-katëshe, pikërisht edhe në dhomën e gjumit ku u gjetën në shtrat në gjendje të rëndë dy të rinjtë nga nëna e 26-vjeçarit rreth orës 8:00.

Paja e Rezartës është ende e pahapur dhe ajo nuk do ta gëzojë me bashkëshortin e saj.

Ndërkohë që një video e filmuar jashtë morgut të spitalit, tregon dhe thirrjet e vëllait të së ndjerës.

?Kush ta bëri këtë krim? Një javë kishe që u martove? Çfarë mi bënë motrës? Kush qe ai që i helmoi, kush e ka bërë këtë punë? Ç?a mi bënë motrës time?, dëgjohet të thotë i përlotur i riu.

Olsiani mësohet se punonte me kohë të pjesshme si emigrant në Greqi. Sipas raportimeve ishte nëna e tij që gjeti të rinjtë, ajo hapi derën me forcë, ku pa djalin e saj me shkumë në gojë dhe nusen në grahmat e fundit të jetës. Ende nuk dihet nëse nëna e Olsianit dëgjoi thirrje apo zhurmë nga dhoma e çiftit që vendosi të hynte me forcë./ Tiranapost.al