Aktualitet

Video/ Çonin shqiptarët me letra false në Angli dhe Amerikë, zbulohet skema e tre personave në Durrës

Video/ Çonin shqiptarët me letra false në Angli dhe

Tre persona kanë përfunduar në pranga pasi u zbulua se falsifikonin dokumente greke dhe italiane dhe kundrejt pagesës, ua jepnin atyre që kërkonin të shkonin në vendet si Anglia, Amerika apo në vendet si Kanadaja.

 Por si e kryenin ata aktivitetin kriminal?

Mësohet se dokumentet prodhoheshin kryesisht për persona të cilët e kanë të ndaluar udhëtimin në vende të zonës Shengen, por edhe të tjerë që kërkonin të futeshin në vendet e BE-së dhe jashtë saj.

 Tre personat në pranga sipas policisë rezultojnë të dënuar edhe më parë. Si provë materiale janë sekuestruar:

 Një laborator i cili shërbente për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, një automjet tip Opel Corsa, një kompjuter,

  • 7 stampa, vula, morseta të institucioneve të huaja të ndryshme, një printer skaner që shërbente për prodhimin e dokumentave të falsifikuara,
  • një pajisje speciale për plastifikimin dhe prodhimin e dokumenteve të falsifikuara; një llambë speciale me rreze ultravioletë,
  • hekur special për plastifikim, 4 pajisje speciale për hapjen dhe ndërhyrjen në dokumentet origjinale,
  • 12 karta greke të falsifikuara, 6 leje drejtimi italiane, 1 leje qëndrimi italiane, 12 karta identiteti italiane, 3 karta shëndeti italiane, 1 leje drejtimi angleze, 3 fletë hyrje për institucione të ndryshme,
  • 1057 karta të paplotësuara me çip dhe elementë sigurie për patentë dhe dokumente të ndryshme të paplotësuara,
  • dëftesa shkollore, dokumente institucionesh, fotografi, vulë e thatë e një zyre noteriale dhe 1 250 euro.

Laboratori ndodhej në Durrës, ndërsa aktivitetin e zhvillonin në Tiranë, duke gjetur klientë të ndryshëm.  Policia njofton se ky aktivitet u zbulua pas 6 muajsh hetime./ Tiranapost.al. E.B

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2496061643833980/