Bukuria

Video/E dini se ku ndodhet Ujvara që të bën të bukur?

Video/E dini se ku ndodhet Ujvara që të bën të bukur?

https://www.youtube.com/watch?v=bLNcDsnGbDo

Mund të ishte edhe ndonjë katarakt me ujë çudibërës, po në fakt është një njeri, që po të preku me duar të transformon si të të kish spërkatur me ujë magjik. Është Ujvara Hajdari, make up-artistja e fytyrave të njohura, e zonjave sharmante të politikës dhe e vajzave të ekranit prej 14 vitesh.

[caption id="attachment_364696" align="aligncenter" width="853"] Estela Ujka[/caption]

[caption id="attachment_364697" align="aligncenter" width="1280"] Estela Ujka dhe Ujvara Hajdari[/caption]

[caption id="attachment_364698" align="aligncenter" width="853"] Estela Ujka[/caption]

Tek Ujvara ka shkuar Estela kësaj here për të zbuluar se ç'është ai sekret i duarve të Ujvarës që kur të lyen duket sikur ke dalë nga kirurgu plastik, aq bukur të thekson tiparet e të fsheh defektet. Ujvara ka si karakteristikë të stilit të saj përqendrimin tek zona e syve dhe sot ka propozuar për Estelën një look me ngjyrat e tokës pa aplikuar pudër apo highlighter.

*Prodhim autentik i post.tirana në bashkëpunim me blogeren Estela Ujka & Aldi Karaj