Lajme nga Bota

Video/ E pastreha mahnit botën me zërin e saj, por fsheh një jetë të dhimbshme

Video/ E pastreha mahnit botën me zërin e saj, por fsheh një

Emily Zamourka është një këngëtare e trajnuar, por e pastrehë dhe zëri i saj i fuqishëm pushton një stacion metroje dhe kënaq udhëtarët e Los Angeles-it.

Ajo u bë e njohur si “sopranoja e metrosë” në mediat sociale pasi policia e Los Angeles postoi një video, ku një oficer e kishte filmuar atë duke performuar këngën e famshme të kompozitorit italian Giacomo Puccini, “O mio babbino caro”, ndërkohë që mbante qese në krahun e saj të majtë dhe tërhiqte një karrocë plot me rroba me dorën tjetër.

Departamenti i Policisë së Los Angeles  e postoi videon në Twitter me fjalët: "4 milionë njerëz e quajnë L.A. shtëpi. 4 milionë histori. 4 milionë zëra... Ndonjëherë duhet vetëm të ndalosh dhe të dëgjosh diçka të bukur".

[video width="640" height="640" mp4="http://www.tiranapost.al/wp-content/uploads/2019/10/cnn_72450337_723166388200127_4550327588945401230_n.mp4"][/video]

Zamourka, e cila ka mbetur e pastrehë që prej dy vitesh, është një violiniste dhe pianiste e trajnuar dhe jeton duke performuar në rrugë. Ajo erdhi nga Rusia në SHBA kur ishte 24 vjeçe. Një burrë shkatërroi violinën e saj dhe më as ajo dëmtoi kyçin e dorës.

"Ky ishte momenti kur unë mbeta e pastrehë. Kur nuk mund të paguaja më asnjë nga faturat dhe qiranë", thotë ajo për CNN. Ajo thotë se i pëlqen të këndojë në metro, sepse tingëllon në mënyrë të mrekullueshme.

Videoja e perfomancës së saj është parë 800 mijë herë deri tani që kur u publikua në 26 shtator dhe policia e Los Angeles ka premtuar se do t'i gjeje asaj strehim së shpejti. /Burimi CNN /Tiranapost.al