Histori Personale

Video/ Historia e trishtë e Eglës që humbi betejën me kancerin. Shoqja e saj ka një mesazh të ndjerë për prindërit

Video/ Historia e trishtë e Eglës që humbi betejën me

Katër vite me parë shoqja e ngushtë e Sarës, Egla u nda nga jeta pasi u përball me sëmundjen e kancerit në mushkëri. Prindërit e saj, por edhe Sara si shoqja e ngushtë e përjetuan shumë keq. Por sot nga rubrika e ka një mesazh për ty, Sara u drejtohet prindërsa të Eglës, të cilët nuk e përmendin emrin e saj për shkak të dhimbjes së thellë që vazhdojnë të përjetojnë, por Sara kërkon tu japë zemër.

- Egla u diagnostikua me sëmundje e rëndë në klasën e shtatë, dhe Sara e shihte teksa tretej fizikisht çdo ditë. Por shkëlqimi i syve të Eglës i dhanë forcë shoqes së saj. Prindërit u përpoqën të mos i tregonin se nuk i kishte mbetur dhe shumë kohë. Qanin përpara se të futeshin në dhomën e saj dhe aty aktronin të gëzuar që ajo të mos kuptonte asgjë. Ato muaj, kanë qenë momentet më të trishta por edhe më domethënësit në jetën e Sarës sepse ka marrë gjithë energjinë pozitive dhe kurajon e mikeshës së ngushtë e cila tani nuk jeton më.

Sara u përcolli mesazhin prindërve të Eglës që ta kujtojnë gjithmonë si shembull frymëzimi me shpirtin luftarak. Ajo u ka dhuruar prindërve një libër ku ka mbledhur të gjitha poezitë, fotot dhe kujtimet për Eglën. Prindërit e Eglës u  emocionuan në emision dhe nuk e fshehën lumturinë që shoqja e vajzës së tyre po ecën para me sukses, falë kurajos edhe të Eglës. Shihni videon si më poshtë./ Tiranapost.al. 

https://www.facebook.com/edielashqiptareofficial/videos/560505454724216/