Aktualitet

Video/ Kisha e Laçit mbytet nga mbeturinat

Video/ Kisha e Laçit mbytet nga mbeturinat

Qindra besimtarë katolikë, por edhe myslimanë shkuan në Kishën e ‘Shna Ndout’ në Laç. Mbrëmja e së mërkurës mbylli pelegrinazhin e përvitshëm 13 javor në vendin e shenjtë , që kulmon gjatë datës 12 dhe 13 qershor. Por edhe mbrëmjen e djeshme, ka pasur një fluks të madh njerëzish në atë që njihet si vendi i mrekullive, ku falen, luten e ndoshta bëjnë paqe, së pari me veten.

Fatkeqësisht duket se ne shqiptarët ende nuk jemi mësuar me kulturën e të mbajturit vendin pastër, aq më tepër kur ndodhesh në një vend të shenjtë si Kisha e Laçit. Një video e dërguar në redaksinë e Tiranapost.al tregon ambientin rreth Kishës, ku qytetarët pasi janë ulur, kanë ngrënë, kanë konsumuar duhan, apo pije, ujë me shishe, mbeturinat i kanë lënë po aty.

Ne njihemi për tolerancë dhe bashkëjetesë fetare, shumë mirë bëjmë që lutemi dhe kërkojmë fat, por kjo sjellje nuk na çon gjëkundi. Duhet të presim turistët e huaj që të vijnë të dalin live në rrjetet sociale duke na treguar se si merren mbeturinat e futen në qese?

Shihni videon si më poshtë! / Copyright/ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/sonte-nate-e-shenjte-besi-dhe-xhensila-fotografohen-ne-kishen-e-lacit/