SPORT

Video/ 'Muret do ngrihen sërish, engjëjt do kujtohen përgjithmonë'

Video/ 'Muret do ngrihen sërish, engjëjt do kujtohen

Derbi Partizani-Tirana në Air Albania Stadium, përfundoi 2 me 1 për Tiranën. Por emocionuese ishte nisja e ndeshjes, ku nuk u la pa kujtuar dhe nderuar viktimat e tërmetit të 26 nëntorit dhe ata që punuan e ndihmuan për të prekurit.

Forcat e Policisë, zjarrfikësve, ushtrisë dhe urgjencës civile që morën pjesë në operacionet e kërkim shpëtimit, dolën në fushën e gjelbër, ndërkohë që tizoët e dy ekipeve duartrokisnin.

Momenti më kulminant ishte dedikimi i tifozëve të Partizanit.

“Muret do ngrihen sërish, engjëjt do kujtohen përgjithmonë”, shkruhej në pankartën gjigante të hapur në rreshtat e tifozëve në nderim të 51 viktimave.

Videon e ka postuar edhe ish ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro e cila nga Instagrami i saj shkruan:

Fantastike!

Siç e meritojnë heronjtë e vërtetë!

Faleminderit Tirana e “Partizanit” dhe e “Tirones” per kete zemer te madhe!

.... #repost @a2_news

・・・

Derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana ka nisur me një moment emocionues kur para ndeshjes në fushë zbresin grupet e kërkim shpëtimit që morën pjesë në operacionin për t’i ardhur në ndihmë personave të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit./ Tiranapost.al. 

https://www.instagram.com/p/B6Bj9mmAzhB/?utm_source=ig_web_copy_link