Politikë

VIDEO/ Nis Samiti i dytë i Diasporës, Rama pret Hashim Thaçin

VIDEO/ Nis Samiti i dytë i Diasporës, Rama pret Hashim Thaçin

Në Tiranë ka nisur Samiti i Dytë i Diasporës, ku marrin pjesë personalitete shqiptare të spikatura të biznesit, shkencës, artit dhe kulturës që jetojnë jashtë vendit.

Gjithashtu në samit marrin pjesë edhe politikanë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Mëngjesin e sotëm, kyeministri Edi Rama ka pritur presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili merr pjesë gjithashtu në samit. Dhjetëra personalitet do të flasin para audiencës.

Ministri Majko i ka dërguar një ftesë edhe Lulzim Bashës, po ky i fundit e refuzoi atë. Samitin i II-të i Diasporës Shqiptare zhvillon punimet në datat 28 shkurt – 2 mars./Tiranapost/A.C