Art dhe Kulturë

Video/ Një vit më parë Baxhaku dhe Xhuvani ishin të dy bashkë duke u përkundur me Formidable

Video/ Një vit më parë Baxhaku dhe Xhuvani ishin të dy

Është kaq e dhimbshme e njëkohësisht kaq e bukur të shohësh në këto pak sekonda Gjergj Xhuvanin dhe Fatos Baxhakun veç një vit më parë. Miq për kokë me duart shtrënguar, Xhuvani ulur Baxhaku pas shpatullave të tij. Formidable që dëgjohet iu rri kaq për shtat, sikur të ishte tekst i Tosit e regji e Gjergjit.

Kjo video e shpërndarë nga Aldon Lipe (por që ka autorësinë e Gerta Qurkut) është lamtumira më e bukur për dy njerëz që sapo e lanë botën. Të bën të mendosh se janë prapë të dy bashkë dhe në gjithë dhimbjen që solli ikja e të dyve, të paktën ka diçka formidable.../ Copyright/ Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/regjisori-rrefen-biseden-e-fundit-me-gjergj-xhuvanin/

http://www.tiranapost.al/gjergj-xhuvani-ikja-e-nje-klasiku-te-ri/

http://www.tiranapost.al/trishtim-per-gjergj-xhuvanin-kolege-dhe-politikane-fjale-zemre-per-regjisorin/

http://www.tiranapost.al/ndahet-nga-jeta-gjergj-xhuvani-ndodhej-ne-rome-per-xhirimin-e-nje-filmi/