Showbiz

Video/ Olta Gixhari rrëfen tmerrin e natës së tërmetit: Me prindërit u dorëzuam se dera nuk na hapej

Video/ Olta Gixhari rrëfen tmerrin e natës së tërmetit: Me

Aktorja e njohur Olta Gixhari ishte në lidhje “Skype” nga Spanja në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të rrëfyer përjetimin e tërmetit të tmerrshëm të 26 Nëntorit.

Mes lotësh ajo kujtoi tmerrin që kishin kaluar atë natë, teksa bashkë me familjen ndodhej në banesën e saj në Durrës.

Nga fikja e dritave te bllokimi i derës dhe rrëzimi i sendeve mbi trup, aktorja pranoi se në ato sekonda lëkundjesh të fuqishme, gjithçka bëri ishte përqafimi i familjarëve dhe lutje për të mbijetuar.

E zhvendosur në Spanjë prej ditës së djeshme, Olta shprehu keqardhje për të gjithë viktimat, të lënduarit, e sidomos për qytetarët durrësakë, duke theksuar se nuk mund ta përballojë rikthmin Shqipëri pa kaluar disa muaj./ Tiranapost.al. 

https://youtu.be/T-20Lnq2KjI