Aktualitet

Video/ Shihni momentin kur lëkundet godina gjatë mbledhjes së qeverisë, Lleshaj: Shpresoj mos më dridhet edhe zëri

Video/ Shihni momentin kur lëkundet godina gjatë mbledhjes së

‘Godina po lëkundet, po përpiqem të mos më lëkundet zëri mua’! Ky ishte reagimi i ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj i cili po raportonte për situatën pas tërmeteve që lëkundën kryeqytetin, Durrësin, Lezhën dhe disa qytete të tjera shqiptare. Ministri po fliste për masat që ishin marrë, gjatë mbledhjes emergjente të qeverisë, pas mbërritjes së kryeministrit Rama në Tiranë, i cili u kthye nga Frankfurti pasi anuloi pjesëmarrjen në OKB (New York). Pas tërmetit të parë të fuqishëm 5.8 ballë, në kohën kur qeveria ishte mbledhur, pati një tjetër lëkundje të fuqishme.

Ministri Lleshaj njoftoi se 2200 forca policore janë shpërndarë, për tu ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmetet. Kujtojmë se sot sërish qeveria do të mblidhet në Kuvend në orën 10, ku do marrin pjesë ministra dhe krerë të bashkive. Shihni videon si më poshtë./ Tiranapost.al.