Aktualitet

Video që u bë virale pas tërmetit të djeshëm: Djali hedh në tokë vajzën për të ‘shpëtuar’

Video që u bë virale pas tërmetit të djeshëm: Djali

Një video e regjistruar nga kamerat e sigurisë në një supermarket pas tërmetit të mbrëmjes së të martës, po qarkullon kudo në rrjet.

Pamjet sa dramatike dhe komike tregojnë momentin sesi i përjetoi një dyshe lëkundjet 4.9 të shkallës Rihter, ndërsa ishin duke blerë produkte ushqimore.

Në video dallohet që pas nisjes së lëkundjeve, djali nxiton për të dalë jashtë objektit dhe në këto momente shtyn duke hedhur në tokë vajzën. Pavarësisht se kjo e fundit bie, ai largohet.

[video width="480" height="480" mp4="http://www.tiranapost.al/wp-content/uploads/2020/01/video-termet.mp4"][/video]

Ende nuk dihet vendi i saktë se ku është regjistruar videoja, në Tiranë apo në Durrës./ Tiranapost.al