SPORT

Video/ Shpërthen “Elbasan Arena”, Durmaku i jep avantazhin kuqezinjve

Video/ Shpërthen “Elbasan Arena”, Durmaku i jep avantazhin

Elbasan Arena ka shpërthyer në festë në minutën e 33’, ku Kastriot Durmaku ka kërcyer me kokë pas një krosimi i cili erdhi nga një skemë model duke zhbllokuar rezultatin.

Shqipëria është shfaqur që në minutat e para të ndeshjes sulmuese ku dhe ka rrezikuar me një rast të Sokol Cikalleshit.

Avantazhi ka çliruar kështu kuqezinjtë të cilët tashmë pritet të qarkullojnë topin duke administruar rezultatin dhe me anë të kundërsulmeve të rrezikojnë islandezët, duke synuar dyfishimin e rezultatit./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/foto-lojtaret-mberriten-ne-elbasan-arena-ja-formacioni-zyrtar-i-shqiperise/