Lajme nga Bota

Video/ Shpërthen Vullkani në Zelandën e Re. Pesë viktima, të tjerë të zhdukur

Video/ Shpërthen Vullkani në Zelandën e Re. Pesë viktima,

Ka shpërthyer vullkani në Zelandën e Re duke lënë pesë të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur. Pamjet nga mediat ndërkombëtare tregojnë turistët pranë bazës së krateritnë Ishullin e Bardhë, pak çaste para se të shpërthente.

Sipas policisë, 23 persona janë shpëtuar deri më tani, por fatkeqëissht kushtet po pengojnë përpjekjet e shpëtimit të të tjerëve. White Island, ose ishulli i Bardhë, që njihet gjithashtu si Whakaari, ka një nga vullkanet më aktive në Zelandën e Re.

Twitter post by @sch:

Ishulli në pronësi private, është një destinacion turistik mjaft i preferuar, me vizitorë në çdo ditë të vitit.

Stills from a live feed show the crater minutes before the eruption

Shpërthimi ndodhi rreth orës 14:11 me orën lokale. Turisti Michael Schade i cili ishte me një varkë duke lënë ishullin pas një turneu filmoi hirin dhe tymin që dilte ndërsa shpërtheu vullkani.

Image result for New Zealand volcano

Ai tha për BBC-së se ishte pranë kraterit vetëm 30 minuta para shpërthimit.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern tha se ekipet e shpëtimit dhe policia po bëjnë gjithçka që munden. White Island ka pasur disa shpërthime ndër vite, së fundmi në vitin 2016, por askush nuk u lëndua./ Tiranapost.al.

Image result for New Zealand volcano

Map of White Island