Showbiz

Video/ Sonte ishte radha e Arbanës të bëhej e lumtur: Surprizë gjyshi dhe gjyshja

Video/ Sonte ishte radha e Arbanës të bëhej e lumtur:

Për muaj me radhë Arbana Osmani ka emocionuar dhe ka bërë të përloten shumë njerëz të panjohur dhe të njohur. Por sot ishte radha e saj që të lumturohej!

Stafi i “Dua të të bëj të lumtur” kishte përgatitur një surprizë për moderatoren, një video me një rrëfim nga gjyshi dhe gjyshja e saj, të cilët më pas u shfaqën në studion e emisionit.

Arbana nuk mbajti dot gëzimin, ndërsa sytë i shkëlqenin prej lumturisë apo edhe lotëve.

Të dy nisën të tregonin dashurinë e tyre për Arbanën, teksa ndanë momente nga jeta personale me moderatoren, ku nuk munguan as falenderimet për të./ Tiranapost.al