Aktualitet

Video/ Kina po ndërton një spital të ri për 6 DITË për të infektuarit

Video/ Kina po ndërton një spital të ri për 6 DITË

Superfuqia kineze do t’i dëshmojë edhe njëherë botës se çfarë është e gatshme të bëjë në situatat më të pazakonta të emergjencës. Një spital i ri me 1.000 shtretër vetëm për pacientët të prekur nga koronavirusi Wuhan po ndërtohet në periferi të kryeqytetit Hubei.

Spitali do të përfundojë për 6 ditë dhe do të jetë në shërbim të pacientëve më 3 shkurt.

https://twitter.com/XHNews/status/1220674510627713025?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1220674510627713025&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.cnn.com%2Fasia%2Flive-news%2Fcoronavirus-outbreak-hnk-intl-01-25-20%2Findex.html

Siç tregojnë fotot e video e publikuar nga media vendase, dhjetëra gërmues dhe mjete të tjera ndërtimi kanë nisur nga puna.

Një sfidë e ngjashme u mor edhe në vitin 2003 gjatë krizës së virusit SARS, kur u ndërtua një spital në Pekin brenda 7 ditëve.

Ndërkohë CNN shkruan se, në Wuhan do të ndërtohet një spital i dytë me 1.300 shtretër brenda 15 ditëve të ardhshme.

Njoftimi vjen pasi punonjësit e shëndetit në qytet paralajmëruan që spitalet po përballen me mungesa të mjeteve të domosdoshme shëndetësore.

41 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, 1287 persona raportohet se janë infektuar, ndërsa 237 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore./ Burimi CNN/ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/koronavirus-con-kinen-ne-situate-emergjente-me-shtimin-e-numrit-te-viktimave-virusi-po-perhapet-neper-bote/