Nuk do askush të flasë për kancerin, por kjo nuk është një bisedë dramatike, përkundrazi, është një podcast optimist dhe aspak jashtë realitetit. Një podcast që shpjegon si një roman fëmijësh sëmundjen që s`e ka mposhtur ende shkenca, por mesa duket ajo, Inteligjenca, Artificialja, po ia del.
Se si dhe kur e pse- në do ta mësoni kur të dëgjoni Kleida Matin, një 38-vjeçare që flet me pasion e grintë për tumoret dhe atë qelizën malinje me ambicien e së cilës po luftojnë doktorë, shkencëtarë dhe pacientë të fortë.
Jeta është dhurata më e bukur që kemi edhe në ditët e vështira.
Unë do ta kisha ndjekur këtë podcast me etje. Kaq!
Podcasti "Zë me Mirën" u mbështet nga Credins Bank dhe Lajthiza
*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit
Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore