Videopodcast

Episodi i ZëmeMirënPodcast me Adelina Ismailin


Episodi i ZëmeMirënPodcast me Adelina Ismailin

Adelina Ismaili erdhi siç nuk e prisja, e gëzuar, e emocionuar, mirënjohëse, a thua se ajo nuk ka jetuar një jetë të jashtëzakonshme. E prisja me interes, por me vetëdijen se do ishte tekanjoze dhe disi e largët.

Janë disa tipare që i kanë artistët që kanë bërë epoka, siç ajo.
Nga ana tjetër, unë nuk e di asnjëherë sesi do të shkojë një bisedë në podcast.

Ndonjëherë njerëzit kanë historinë, por nuk kanë forcën e rrëfimit, ose ju mungon kurajoja për të ndarë pjesë nga jeta me publikun.

Unë di t’ju them se Adelina Ismaili nuk ka dhënë kurrë një intervistë kaq të fortë për jetën e saj për kohën qëkur ishte fëmijë, më pas në kulmin e famës dhe suksesit, më pas kur ecte mbi prush e thëngjinj, duke u bërë ndoshta gruaja artiste më e shënjestruar dhe sulmuar nga mediat, politika.

Ajo tregon se kurrë nuk e ka marrë seriozisht suksesin apo jetën e saj. E ka jetuar si një lojë dhe shumicën e kohës e ka shijuar, por edhe është lënduar, si asnjë.
Nëse jeni rritur me adhurimin për të dhe jeni frymëzuar nga revolucioni i kohës së Adelinës, që sot e kësaj dite është vështirë të kuptosh se nga i dinte ajo disa gjëra që janë trend sot dhe ajo i bënte para 30 vjetësh, të gjitha përgjigjet do t’i gjeni në episodin 1 orë e 6 minuta.

*Ky podcast i "Zë me Mirën" u mbështet nga Vodafone, Metropolitan, Credins, UBA, Eurosig, TUMO

*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit

Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore