Videopodcast

Episodi i ZëmeMirënPodcast me Ben Derhemin

Episodi i ZëmeMirënPodcast me Ben Derhemin

Në episodin e kësaj jave kam biseduar me Ben Derhemin. Ai ka bërë shumë role, por Flori i “Njerëz dhe Fate” iu ngjit pas lëkure, siç ndodh shpesh me disa aktorë që një rol i përndjek përjetë.

Telenovela “Njerëz dhe Fate”, për mua si gazetare ka qenë një triumf për kohën dhe kontekstin në të cilin është realizuar.

Jam po aq e zhgënjyër, si shumë të tjerë, që sot si shoqëri ngopemi me telenovela turke. Nuk kam asnjë ndjenjë antipatie, sepse besoj tek pranimi i tjetrit, por e refuzoj pushtimin, i cili e ka pasur aq të lehtë në një vend ku kinematografia dhe artistët duhet të bëjnë akrobacira për t`ia dalë.

Për këtë e ftova Benin, për fatin e Florit e të kinemasë tonë dhe për fatin e Benit vetë. Me jetën e tij kanë ndodhur plot gjëra, ndarja me partneren e tij të shumë viteve, shëndeti, rikthimi me një film për “Njerëz dhe Fate”.

Folëm për te gjitha. Pa dorashka dhe ndonjëherë kur flas me artistët më duket sikur ata dalin nga një skenë, ose ngjiten në skenë. Zëri, mimikat, një lloj thjeshtësie.

Edhe pse nga afër njerëzit, aktorë apo këngëtarë, inovatorë apo shkencëtarë, doktorë apo gjenialë, më besoni janë të gjithë njësoj: të brishtë para jetës.

Kështu m`u duk dhe Ben Derhemi

*Ky podcast i "Zë me Mirën" u mbështet nga Vodafone, Metropolitan, ABI Bank, Eurosig, Lajthiza

*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit

Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore