Videopodcast

Episodi i ZëmeMirënPodcast me Igli Taren

Episodi i ZëmeMirënPodcast me Igli Taren

Çfarë bën një njeri që ka jetuar mes famës e suksesit, dhe vjen çasti kur duhet të tërhiqet? Disa e përjetojnë me drama, disa të tjerë shohin bukurinë e jetës së re, zakoneve të reja.

Igli Tare, në korrik mbush 51 vjeç. Ai e ka nisur karrierën si futbollist kur ishte 16.

Ndryshe nga të singjashmit, nuk pati një ndarje të dhimbshme me fushën e gjelbër, sepse ditën që la futbollin profesionist u bë drejtor i skuadrës së tij tek Lazio.

Tani, prej një viti i shkëputur edhe nga drejtimi i Lazios, ai thotë se po jeton një kohë të mirë, mes jogës në kopshtin e shtëpisë së tij, udhëtimeve dhe një lidhje të re me jetën. Është një episod i veçantë dhe nga ato rrëfime ku mëson se jeta është një çështje ekuilibri, por sidomos një udhëtim që duhet bërë duke parë gjysmën e gotës së mbushur dhe jo gjysmën bosh. Kështu kish bërë gjithmonë Igli, si yll në fushë edhe si njeri në jetë!


*Podcasti "Zë me Mirën" u mbështet nga Vodafone, Credins Bank, Melia, UBA, Eurosig dhe Universiteti Metropolitan

*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit

Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore