Videopodcast

Episodi i ZëmeMirënPodcast me mjeken Artenisa Beqiraj

Episodi i ZëmeMirënPodcast me mjeken Artenisa Beqiraj

Historitë e suksesit të shqiptarëve jashtë vendit më kanë interesuar gjithmonë në këtë podcast. Janë suksese që vijnë nga një sakrificë që nuk është e lehtë ta kuptosh nëse nuk e provon vetë në lëkurën tënde. Edhe kur duken si përralla, edhe kur shkëlqejnë nga talenti dhe triumfi, kanë një dhimbje brenda te të gjithë ata që kam takuar. Një lloj pengu për atë që quhesh gjithmonë “i huaj”.

Artenisa Beqiraj, kardiologe në Paris prej 5 vjetësh, ka sjellë me përpikmëri këtë gjendje. Suksesin dhe sakrificën. Bashkë me një analizë të hollë për jetën, për mundësitë që të jepen në vende me sisteme normale, ku që në karrocë edukohet dashuria për veten në radhë të parë.

Vend ku njerëzit lindin për t'u vendosur në qendër të jetës së tyre, siç në Francë.
Ishte një bisedë e vyer dhe ku mësova gjëra të reja për jetën pariziene. Po sidomos ishte një episod me një grua që nuk ka gjetur asgjë gati, por ka ndërtuar çdo shans vetë, qëkur mësonte frëngjishten në Vlorë dhe deri kur ia doli që të bëjë për vete spitalin në Paris ku ishte si specializante në 2021-shin. Nuk ka djersë e mund që nuk shpërblehet. Ja, dëgjoni Artenisën!

*Ky podcast i "Zë me Mirën" u mbështet nga Vodafone, Lajthiza, Metropolitan, Credins, Eurosig, UBA, TUMO

*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit

Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore