Unë nuk dua që të qaj gjatë një interviste. Preferoj të mos kthej asgjë nga vetja, por t’ia bëj sa më të lëmuar rrëfimin të ftuarit. Të jem aty pa e nxitur atë, por duke e dëgjuar me empati të ftuarin.
Në këtë episod nuk e pata të lehtë të mos përlotem. U dorëzova dy a tri herë gjatë rrëfimit të Vilma Dules. Tek momenti i gjyshes, i babait dhe diku tjetër. Para dhunës nuk jam gazetare, por njeri.
Vilma Dule sot është një grua e lumtur, e shëndetshme sidomos. Në këtë episod kam sjellë 10 vitet e ringritjes së Vilma Dules, pas sulmit me acid në 2013-ën. Kemi folur për ngjarjen, sepse është e pashmangshme edhe pse qëllimi i këtij podcast ishte Vilma si forcë e natyrës, ringritja dhe dashuria e një gruaje për veten dhe jetën që sa ç'të bën të qash, të bën edhe të matësh veten para jetës.
E di që do ta ndiqni shumë. E di që do jenë gocat dhe gratë më shumë, por uroj edhe djemtë e burrat ta dëgjojnë këtë episod.
Ia vlen.
*Ky podcast i "Zë me Mirën" u mbështet nga RCC, Vodafone, Metropolitan, ABI Banka, Eurosig, TUMO
*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit
Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore