Videopodcast

Marco, biznesmeni shqiptar që kërkon të prekë yjet ( e Europës)

Marco, biznesmeni shqiptar që kërkon të prekë yjet ( e

Nëse do të shkoni në Venecia, buzë Grand Canal do dëgjoni shumë shqip. Po kjo s'është ndonjë çudi se Italia kudo dëgjohet shqip. Disa nga restorantet më të mira, në vendet më të kërkuara në Venecia janë të një shqiptari, që e thërrasin Marco, por emri që i vunë prindërit është Muharrem Salihu.

Jeta e Marcos është e atillë që të rrëmben me suksesin, nuhatjen e duhur, njerëzit e duhur në momentin e duhur, edhe pak fat sigurisht. I rritur nga një baba me instinktin e biznesit, por edhe në Medvegjën plot dhimbje e humbje, ai ka mësuar formulën e të qenit njeri, edhe patriot.

Ju më njihni edhe e dini që unë nuk jam fanse e patetizmave, por zëri i këtij podcast-i është edhe i tillë, prej atdhetari.

◦ Ai mund të jetë edhe shqiptari i parë që do të bëhet deputet në Parlamentin Europian. Nëse dëgjoni rrëfimin e tij në këtë episod, do e uronit edhe ju këtë dhe do e besonit siç unë që do të ndodhë sepse disa njerëz janë ashtu të krijuar, veç për të fituar…

*Podcasti "Zë me Mirën" u mbështet nga Vodafone, ABI Bank, Hotel Melia, UBA, Eurosig dhe RCC

*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit

Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore