Aktualitet

Vijmë në tavolinë vetëm me një kusht: Pa Gjiknurin

Vijmë në tavolinë vetëm me një kusht: Pa Gjiknurin

Lideri i PD-së, Lulzim Basha iu përgjigj letrës së Edi Ramës, duke thënë se ka një kusht për ftesën e tij për të diskutuar Reformën Zgjedhore: Ikjen e Gjiknurit nga kjo tryezë.

“Zgjidhja e krizës politike do të vijë vetëm përmes vullnetit politik. Nuk mund të fshihemi as pas letrave dhe fletërrufeve publike dhe as pas kërkesave të pasinqerta. Nuk mund të fshihemi as pas provokimeve të rënda, siç është ai i ftesës nga një individ si Damian Gjiknuri, që është i dyshuari kryesor i çështjes 184. Kjo është një tallje dhe provokim i gjithë shqiptarëve. Reforma zgjedhore është shumë e rëndësishme, opozita ka përgatitur prej 2 vitesh një raport”, tha Basha për gazetarët jashtë selisë blu.

Kjo deklaratë vjen pas ftesës publike që Rama shkroi në Facebook për drejtuesit e opozitës joparlamentare, për t’u ulur në një tryezë dhe për të diskutuar lidhur me Reformën Zgjedhore./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/rama-leter-per-bashen-kryemadhin-edhe-per-te-tjeret-deri-tek-nard-ndoka-ne-as-e-kemi-zgjedhur-njeri-tjetrin-por-as-nuk-e-zhbejme-dot-ejani-ne-tavoline/