Aktualitet

Virusi i mistershëm e vdekjeprurës që shpërtheu në Kinë prek dhe Amerikën! Si transmetohet? Këto janë simptomat

Virusi i mistershëm e vdekjeprurës që shpërtheu në

Amerika dhe Rajoni i Macau-t kanë konfirmuar rastet e para të ‘koronavirusit’ të përhapur frikshëm nga Kina Qendrore që ka shkaktuar nëntë të vdekur dhe qindra të tjerë të infektuar, ku së fundmi sipas mjekëve specialistë kinezë është konfirmuar se virusi transmetohet nga një person tek tjetri përmes ajrit.

Image result for coronavirus

Banori i prekur në Washington udhëtoi kohët e fundit në Kinë, ku qëndroi në qytetin Wuhan, aty ku besohet të ketë shpërthyer e përhapur virusi.

Image result for coronavirus

Simptomat e këtij virusi misterioz përfshijnë; ethe, kollë, ndjesi shtrëngimi në kraharor dhe vështirë në frymëmarrje, e deri në rastin më fatal, me vdekje. Dyshohet se virusi ka shpërthyer në Wuhan, në tregun e mishit dhe peshkut, ku dyshohet të jenë infektuar nga virusi e më pas transmetuar tek njerëzit, blerësit.

Image result for Wuhan norovirus

Organizata Botërore e Shëndetit do të vendosë më vonë nëse do shpallet gjendje e emergjencës globale; që nëse ndodh, do të ketë kufizime e anulimeve të fluturimeve drejt Kinës dhe ndalim të shkembimit tregtar deri në qetësimin e situatës.

Kjo situatë alarmante ka ngjallur kujtimet e virusit Sars, pjesë e koronoviruseve, që mori jetën e 774 njerëzve në fillim të viteve 2000 në dhjetëra vende, kryesisht në Azi./ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/shperthen-virusi-i-mistershem-ne-kine-qindra-te-infektuar-ja-ku-dyshohet/