
Ayda Field dhe Robbie Williams njoftuan krejt papritur se u bënë sërish prindër. Këtë herë erdhi në jetë një vajzë përmes një nëne surrogate.
[caption id="attachment_271052" align="aligncenter" width="1148"](Postimi i Ayda Field, foto nga Instagrami)[/caption]
Ayda postoi një foto bardhezi të duarve një mbi një të gjithë familjes duke shkruar: ?Ne mbajtëm një sekret special. Jemi të lumtur të ndajmë me ju lajmin e ardhjes në jetë në një vajze... mirëseerdhe në botë Colette (Coco) Josephine Williams?.
[caption id="attachment_271053" align="aligncenter" width="623"](Robbie, Ayda dhe fëmijët, foto nga Google)[/caption]
Pastaj sqaroi edhe mënyrën se si Ayda erdhi në jetë.
?Familja vjen në forma të ndryshme dhe kjo zonjushë e vogël, që është vajza jonë biologjike, u mbajt nga një nënë e jashtëzakonshme surrogate, së cilës do t`i jemi përjetësisht mirënjohëse?.
Kështu që tani Robbie dhe Ayda janë prindër të 3 fëmijëve: Theodora Rose Williams 5 vjeçe, Charlton Valentine Williams tre vjeç dhe Coco-s së vogël.
*Ky post u përshtat nga Daily Mail dhe është realizuar nga Fabjola Hije.