Aktualitet

Vlorë/ I riu godet me sëpatë vajzën dhe gruan e xhaxhait

Vlorë/ I riu godet me sëpatë vajzën dhe gruan e xhaxhait

Edhe pse pa pasoja për jetën krimi në familje ka goditur sërish, këtë radhë në Gumenicë e Vjetër të Selenicës.

27-vjeçari me inicialet M. Ç., ka goditur me bishtin e sëpatës vajzën dhe bashkëshorten e xhaxhait. Dy të dëmtuarat janë dërguar në Spitalin e Vlorës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas kontrollit të zonës përreth ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 27-vjeçarit, si autor i dyshuar në lidhje me ngjarjen. Ende nuk dihet arsyeja e konfliktit mes autorit dhe dy të lënduarave. Po punohet për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të mëtejshme të ngjarjes.

Kujtojmë se vetëm brenda këtij muaj janë shënuar dy raste të krimit të familjes./Tiranapost.al