Aktualitet

Vrasja për kondicionerin që pikonte! Dorëzohet vetë në polici një nga vëllezërit Kusi

Vrasja për kondicionerin që pikonte! Dorëzohet vetë në

Griseldo Kusi, një prej vëllezërve të akuzuar për vrasjen e teknikut të kondicionerit Indrit Çelaj është vetëdorëzuar në policinë e Tiranës. Mësohet se pas kontrolleve të vazhdueshme nga policia për të gjetur dy vëllezërit, njëri prej tyre vendosi të vetëdorëzohej, por në praninë e avokatit mbrojtës.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi me datë 22 gusht. Indrit Çelaj po punonte që të rregullonte sistemin e ajrit të kondicionuar në vilën e vëllezërve Kusi, Griseldo dhe Albano, por në debat e sipër, për shkak se kondicioneri pikonte, një nga vëllezërit e qëlloi me plumb në kokë.

Indrit Çelaj

Ngjarja ndodhi në vilën e tyre në rrugën Muhabet Gjollesha tek Myslym Shyri.  Pritet që policia të zbulojë më shumë detaje, ndërsa Griseldo do përballet me akuzat për vrasje./ Tiranapost.al. E.B

Image result for Griseldo Kusi

Albano dhe Griseldo Kusi

http://www.tiranapost.al/babai-i-26-vjecarit-te-vrare-te-myslym-shyri-rrefen-momentin-kur-mesoi-lajmin-dhe-takimin-e-fundit-me-djalin/