Aktualitet

Vrau prindërit pas konfliktit për kovën e llaçit, 35 vite burg për Mirald Metallarin

Vrau prindërit pas konfliktit për kovën e llaçit, 35 vite

Mirald Metallari 22-vjeçari, që vrau nënën dhe babanë e tij rreth një vit e gjysmë më parë në banesën e tyre në Kamëz, është dënuar me 35 vite burg. Në seancën e sotme togat e zeza të Apelit të Krimeve të Rënda kanë pranuar gjykimin e shkurtuar ndaj të riut.

Për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar të riut i’u ul automatikisht 1/3 dënimit dhe i ndryshoi vendimi, nga burgim i përjetshëm në 35 vite burg.

Mesditën e 24 korrikut të vitit 2017, 22-vjeçari qëlloi për vdekje me pistoletë babanë e tij, Miftar Metallari, efektiv policie, si edhe plagosi nënën e tij, Nurie Metallari, e cila ndërroi jetë disa ditë më vonë në spital.

Krimi i rëndë u krye me armën e shërbimit të viktimës, Miftar Metallari. I riu njihej në zonë si një person pa probleme dhe pa precedent të mëparshëm penal./Tiranapost.al