Aktualitet

Vuçiç për Haradinajn: Është kriminel

Presidenti i Serbisë në një konferencë ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit të ri të Kosovës, Ramush Haradinaj duke e quajtuar këtë të fundit kriminel.

Duke folur për hyrjen e Listës Srpska në Qeverinë e Kosovës, Vuçiç ka thënë se ajo nuk ka pasur alternativë tjetër.

Sipas tij, alternativa e Listës Srpska që t’i bashkohet Albin Kurtit është më e keqe, pasi ai dhe partia e tij angazhohen për bashkim me Shqipërinë.