Aktualitet

Xhemin kaq të shëmtuar as e kemi parë, as kemi për ta parë

Erdhi edhe dita që të njohim një tjetër Xhemi, larg asaj me tualet, me flokët e rregulluara dhe gati për të prezantuar “Portokallinë”.  Tani përpara nesh na shfaqet një Xhem me fytyrën lyer e ngallosur me një maskë të zezë. Nuk e hodhi vetë këtë jo, se mezi ngrihet imazhi i vajzës simpatike dhe pse ta shkatërronte me duart e saj. Gjithë këtë proçkë ia bëri Arbana, mikja e ngushtë. 

aa

Kur e pyetën fansat në Instagram se a e di Xhemi që ia ka postuar këtë foto, Arbana tha: “Jo, por më ka follow”. Ta ketë postuar vallë pa dijeninë e të zonjës punës? Ato e dinë mirë se do tundnin portalet. Kur bëjnë lajm duke pirë kafen e mëngjesit, imagjino kur lyejnë fytyrën me maskë të zezë.

Pas kësaj të Arbanës që i bëri Arbana pritet edhe reagimi i Xhemit. Po e pati lyer edhe Arbana fytyrën do ia nxjerri shoqja për t`i kthyer reston.