Aktualitet

Zbardhet urdhri i deportimit për mësuesin gylenist Harun Çelik, a pati mundësi të ankimojë vendimin?

Zbardhet urdhri i deportimit për mësuesin gylenist Harun Çelik,

Rasti i deportimit të mësuesit gylenist turk, Haruk Çelik shkaktoi debate në opinionin publik, ku autoritetet shqiptare kritikohen se nuk i janë referuar ligjeve për të drejtat dhe konventës europiane, po ashtu ligjeve për rastet e azilit, refuzimit dhe deportimit.

Para tre javësh, Harun Çelik, i vetëshpallur gylenist (mbështetës i Gylenit dhe kundërshtari i presidentit turk Erdogan) u deportua drejt Turqisë, por avokatët e tij akuzuan se në rastin e tij është thyer ligji, duke i bërë kështu kërkesë edhe ministrisë së Brendshme dhe policisë së shtetit të saktësojnë arsyet e largimit të tij, nëse pati mundësi të ankimojë (sipas autoriteteve shqiptare nuk ka bërë kërkesë për azil) dhe të saktësojnë nëse e deportuan apo dëbuan nga shteti shqiptar?

Image result for Selami Simsek gulen

News 24 ka siguruar urdhrin e dëbimit të Çelik, ku pretendohet se nuk plotëson kushtet e nevojshme për qëndrimin e tij në Shqipëri, referuar nenit 109/A.

Harun Debimi

Po kështu, gylenistit nuk i është lënë afat nga urdhri i largimit për të apeluar dhe saktësohet që dalja nga territori shqiptar të bëhet përmes aeroportit në Rinas.

Pika 5 e udhrit të dëbimit saktëson: “Kundër këtij urdhri mund të bëhet ankesë mbështetur në nenin 122 të ligjit nr.108/2013 ‘Për të huajt’”. Por siç pretendojnë avokatët, mësuesit gylenist nuk i është lënë kohë të ankimojë vendimin dhe se ai ka deklaruar se nëse e dëbojnë dhe e kthejnë në Turqi, i rrezikohet jeta, pasi presidenti Erdogan fajëson Fetullah Gulen për grushtin e shtetit, dhe nuk kanë qenë të paktë të akuzuarit dhe të dënuarit si mbështetës të tij.

Mësuesi turk sipas vendimit nuk lejohet të hyjë në Shqipëri për një periudhë kohë prej 5 vitesh, pra deri në vitin 2025.

-Kujtojmë se Harun Çelik, bashkë me një mikun e tij mbërritën në Shqipëri me dokumente false kanadeze, ku kishin planifikuar të largoheshin më pas drejt Kanadasë. Ai u dënua me 5 muaj burg nga autoritetet shqiptare.

Çelik, akuzohet nga autoritetet turke si pjesë e grupit të Fethullah Gylen dhe ndaj tij ka një proces penal të hapur në Turqi.

-Me datë 9 janar të këtij viti, eurodeputetja rumune, Ramona Strugariu, që u shpreh hapur kundër ekstradimit të mësuesit turk Harun Çelik nga Shqipëria drejt Turqisë, iu drejtua me letër zyrtare Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, ku kërkonte sqarime lidhur me çështjen e Çelik.

Letra si më poshtë:

“Dëshirojmë që të pyesim për disa qartësime lidhur me çështjen e zotit Çelik dhe situatës së tij legale, veçanërisht lidhur me principet e ekstradimit të Ligjit Europian dhe Ndërkombëtar, kthimi i shtetasve të huaj dhe mbrojtjen e azilkërkuesve. Ju lutem ndani me ne rrethanat precize dhe bazat ligjore mbi të cilën u krye ky operacion, veçanërisht pasi autoritetet shqiptare insistojnë se gjithçka është bërë në linjë me procedurat normale për dëbimin e një shtetasi të huaj. Gjithashtu do të donim të dinim saktësimin lidhur me procedurën për azil që kishte nisur zoti Çelik, nëse kërkesa e tij po shqyrtohej nga autoritetet shqiptare në kohën e dëbimit dhe hapat e ndjekur për këtë procedurë”. / Tiranapost.al. E.B 

http://www.tiranapost.al/ekstradimi-i-gylenistit-hap-debate-ne-tirane-por-ne-2018-ish-ministri-bushati-iu-pergjigj-jemi-vend-i-natos-s/

http://www.tiranapost.al/deportimi-i-mesuesit-gylenist-eurodeputetja-rumune-leter-metes-dhe-rames-na-tregoni-qarte-si-vepruat-ndikon-te-negociatat/

http://www.tiranapost.al/zbardhet-deshmia-e-mikut-te-gylenistit-te-deportuar-si-e-moren-vizen-false-kanadeze-dhe-hyne-ne-shqiperi/

http://www.tiranapost.al/foto-avokatet-e-mesuesit-gylenist-turk-i-bejne-kerkese-ministrise-se-brendshme-e-debuat-apo-deportuat/