Showbiz

Zbulimi i ri, një kupë kundër celulitit

Në listën e produkteve të panumërt kundër celulitit u shtua dhe një tjetër: kupa kundër celulitit. A është zhgënjimi i radhës apo shpëtuam njëherë e mirë nga e urryera lëkurë e portokallit?

 

foto 2

Një kupë silikoni për t’i thënë lamtumirë celulitit? Këtë premton produkti i radhës. Të gjitha vajzat e kanë në shportën e tyre të kremrave të paktën një tubet kundër celulitit dhe të gjitha e dinë që nuk bën mrekulli. As kupa e silikonit që kompanitë kozmetike kanë hedhur së fundmi në treg, nuk fsheh ndonjë sekret magjik, por efikasiteti i saj qëndron tek presioni që ushtron mbi shtresat e lëkurës ku është grumbulluar uji. Dhe lëkura menjëherë duket më e tonifikuar dhe më kompakte.

 

foto 3

Si funksionon?

Si fillim duhet aplikuar një shtresë vaj masazhi në zonat problematike. Më pas shtypet kupa e silikonit dhe vendoset mbi lëkurë duke ushtruar presion mbi kupë. Çdo zonë kërkon një lëvizje specifike.

 

foto 4

Për shembull, tek të pasmet kupa vendoset në qendër dhe duhet të kryhen lëvizje rrethore gjithmonë e me të hapura në sensin orar. Për kofshët, vendoseni kupën tek gjuri dhe ngjituni drejt barkut. Kurse për zonat e vështira bëni lëvizje zig-zag. Masazhi me kupë bëhet për tetë minuta tre ose katër herë në javë.