Zbulohet celula terroriste iraniane në Shqipëri: Një sulm u parandalua në Festën e Nevruzit


Zbulohet në Shqipëri rrjeti terrorist i drejtuar nga regjimi iranian që kishte synim kryerjen e sulmeve ndaj opozitës iraniane MEK. Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, tha në një konferencë për mediat që celula drejtohet nga operativi i Forcave QUDS, i njohur si Peyman, rezident i përhershëm në Iran.
Ai menaxhon në distancë një numër operativësh në Shqipëri dhe në vende të tjera në Evropën Qendrore dhe Perëndimore.
?Kjo celulë është përgjegjëse, mes të tjerash, për planin e muajit mars 2018 për kryerjen e një akti terrorist gjatë kremtimeve të Festës së Nevruzit, plan që u parandalua nga masat e shtuara të Policisë së Shtetit, falë informacioneve të sakta?, tha Veliu.
Një tjetër operativ i kësaj celule është një iranian që jeton në Turqi, shtet ku njihej me pseudonimin 'Ferhat', i cili ka bashkëpunuar atje me një nga figurat më të njohura të krimit të organizuar turk për të planifikuar sulme terroriste me urdhër të Forcave QUDS dhe liderit të tyre, Peyman.
Dy vitet e fundit, iraniani kishte bashkëpunuar me turkun Turgut, i cili veç akuzave për trafik ndërkombëtar droge ka lidhje edhe me krimin e organizuar në Shqipëri. Ai është arrestuar në vitin 2011 në Shqipëri për trafik të 1 ton heroinë, por me një vendim të dyshimtë, ju ndryshua masa e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpiak, duke i hapur dyert e arratisë me një pasaportë false.
Pjesë nga deklarata e Veliut:
Peyman menaxhon shumë operativë, disa për grumbullim informacioni dhe të tjerë për të kryer sulme terroriste. Një nga këta operativë është Alireza NAGHASHZADEH, një iranian i cili është vetë një ish-anëtar i MEK-ut dhe zotëron një pasaportë austriake. Naghashzadeh u dërgua nga PEYMAN-i për të grumbulluar informacion në Shqipëri gjatë disa vizitave të veçuara, si pjesë e planeve për një sulm që eventualisht u ndalua./ Tiranapost.al