Aktualitet

Zgjedhjet në Serbi/ Partitë politike shqiptare në Luginën e Preshevës bëhen bashkë

Zgjedhjet në Serbi/ Partitë politike shqiptare në Luginën e

Përfaqësuesit politikë nga partitë shqiptarë në Luginën e Preshevës do bëhen bashkë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të Serbisë. Përfaqësuesit shqiptarë politikë ishin sot në Tiranë ku patë një takim me ministrin në detyrë të Jashtëm Gent Cakaj. Kjo listë, tha Cakaj: Do quhet Alternativa demokratike shqiptare-Lugina e bashkuar.

Përmes kësaj marrëveshje, Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshim, Partia Demokratike, Lëvizja Reforma në PDSH dhe Lëvizja e Progresit Demokratik, do veprojnë me një program, sa herë do të jenë në diskutim parimet kombëtare dhe çështja e Luginës së Preshevës.

Fjala e Gent Cakaj: 

Ajo marrëveshje është unike nëse shihet në rrafshin e zhvillimeve në tre vitet e fundit në Luginën e Preshevës. Sot për herë të parë në pluralizmin politik, PPD dhe disa parti të tjera kanë vendosur të bëhen bashkë. Marrëveshja e sotme është sa politikisht domethenëse. Nga pikëpamja kombëtar sot partitë kanë vendosur të tejkalojnë interesa personale duke u bërë një shembull i bashkimit të shqiptarëve. Ato janë bërë bashkë për të gjetur gjuhën e përbashkët për të mirën e shqiptarëve. Ata kanë vendosur një emër teknik me dy elemente. Ky është një kompromis që reflekton identitetin e Luginës së Preshevës.

Shqetësimet e shqiptarëve të Luginës janë edhe i qeverisë së Shqipërisë. Qeveria e Shqipërisë nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të mbështetur këtë projekt. Palët do të vazhdojnë të artikulojnë dallimet e tyre partiake, megjithatë i inkurajoj të gjitha palët të rrisin unitetin e tyre. Palët do të veprojnë si një trup i vetëm. Gjatë këtij viti ne kemi marrë një varg masash në shërbim të ndërlidhjen në Luginën e Preshevës. Si masë shtesë për të rritur ndërveprimin me Shqipërisë dhe Luginës kemi bërë kërkesën për hapjen e një konsullate të përgjithshme në këtë zonë. Në vrazhdën e kësaj fryme ne jemi duke punuar për finalizimin e projektit për fondin për Luginën e Preshevës. Si rrjedhojë e kësaj klime ne sot deklarojmë se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare shqiptarët do të garojnë me një listë të vetme./ Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/korrigjim-kufijve-thaci-nese-arrihet-marreveshja-lugina-e-presheves-bashkohet-kosoves/

http://www.tiranapost.al/bashkimi-me-kosoven-e-vetmja-alternative-per-qytetaret-e-lugines-se-presheves/

http://www.tiranapost.al/haradinaj-nuk-leviz-asnje-meter-kufiri-kosoves/

http://www.tiranapost.al/sondazhi-sa-perqind-e-qytetareve-te-kosoves-e-mbeshtesin-korrigjimin-e-kufirit/